Hyn në fuqi ligji në Texas, kush aborton fëmijën përballet me burgun

Hyn në fuqi ligji në Texas, kush aborton fëmijën përballet me burgun

18:42, 02/07/2022
A+ Aa A-

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjykata e Lartë ka autorizuar hyrjen në fuqi të një ligji të vitit 1925 që ndalon abortin dhe dënon ata që e bëjnë deri edhe në burgim.

Në këtë mënyrë shfuqizohet dënimi i një gjykate më të ulët që e kishte bllokuar përkohësisht atë ligj. Lajmin e ka bërë të ditur Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Teksas, Ken Paxton.

Kujtojmë se ligji i vitit 1925 nuk u zbatua më pas vendimit të vitit 1973 “Roe v Ëade”, i cili legalizoi abortin në Shtetet e Bashkuara. Por më 25 qershor ky dënim u shfuqizua nga Gjykata e Lartë, e cila nuk e njohu abortin si të drejtë kushtetuese.

Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta dhe protesta jo vetëm në SHBA po thuajse kudo në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco