SHBA konfirmon paketën e ndihmës ushtarake prej 800 mln për Ukrainën

SHBA konfirmon paketën e ndihmës ushtarake prej 800 mln për Ukrainën

08:52, 02/07/2022
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar paketën e re të armëve për Ukrainën.

Pentagoni do t'i sigurojë Ukrainës dy sisteme raketash tokë-ajër NASAMS, katër radarë shtesë kundër-artilerie dhe deri në 150,000 fishekë municione artilerie 155 mm.

Paketa e ndihmës, me vlerë rreth 820 milionë dollarë, u njoftua nga Presidenti i SHBA Joe Biden të enjten në Madrid pas një mbledhjeje të liderëve të NATO-s që u përqendrua në pushtimin rus të Ukrainës. 

Pentagoni ofroi më shumë detaje të premten ndërsa zyrtarizoi njoftimin dhe tha se raundi i fundit i ndihmës për sigurinë përfshinte gjithashtu municion shtesë për sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS). 

Ndihma e re synon të forcojë Kievin pasi ai përballet me goditjet e forta nga artileria ruse. 

Fushata e shtuar e Rusisë për sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi në qytetet ukrainase ka ardhur pasi forcat e saj kanë arritur sukses në fushën e betejës në lindje, me një sulm të pamëshirshëm në përpjekje për të detyruar Kievin që t'u dorëzojë dy provinca separatistëve. 

Përfshirë raundet e fundit të ndihmës, SHBA-ja tani ka dhënë rreth 6.9 miliardë dollarë që kur forcat ruse hynë në Ukrainë më 24 shkurt dhe sollën luftën në shkallë të plotë në Evropë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco