VIDEO/ Babai dhe fëmija fatlum i shpëtojnë agresorit për mrekulli, nuk i shkrepi arma

VIDEO/ Babai dhe fëmija fatlum i shpëtojnë agresorit për mrekulli, nuk i shkrepi arma

14:21, 22/06/2022
A+ Aa A-

Kamerat e sigurisë së një marketi në një pompe derivatesh në Detroti të Amerikës kanë kapur momentin kur ai futet brenda dhe i drejton revolen një burri që siç duket mbante në duar një foshnjë.

Policia e Detroitit ka shpërndarë pamjet nga ky sulm që ka shokuar opinionin në SHBA, ku gjithçka ndodhi brenda marketit të pompës së derivateve.

“Po tentojmë të identifikojmë të dyshuarin”, pati bërë të ditur policia e këtij vendi, duke theksuar se ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në ditën kur po festohej “Dita e Babait”.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e të dyshuarit në video, i cili pas një kontrolli të gjerë ka përfunduar në pranga.

Sipas policisë, duket se revolja i kishte ngecur dhe nuk kishte mundur të shkrep as edhe një plumb – ku për fat të mirë burri dhe foshnja e tij shpëtuan pa asnjë lëndim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco