‘Pikërisht ajo që u nevojitet’/ Blinken: Kemi marrë garanci nga Ukraina se nuk do përdorë raketat tona

‘Pikërisht ajo që u nevojitet’/ Blinken: Kemi marrë garanci nga Ukraina se nuk do përdorë raketat tona

17:35, 01/06/2022
A+ Aa A-

Në një konferencë të përbashkët për mediat me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken u shpreh se paketa e re e armëve që shkon në Ukrainë është “pikërisht ajo që u nevojitet” dhe do të forcojë Ukrainën në çdo negociatë në të ardhmen.

Blinken ka deklaruar se Ukraina ka dhënë “garanci” se nuk do të përdorë sisteme armësh me rreze të gjatë veprimit të cilat i janë dërguar nga SHBA, kundër objektivave në territorin rus.

Sekretari amerikan i shtetit vuri në dukje se ShBA nuk mund të parashikojnë se sa do të vazhdojë konflikti por do të sigurohet që Ukraina të jetë e pajisur me atë që i nevojitet për të mbrojtur veten në mënyrë efektive.

“Ne nuk mund të parashikojmë se si do të ndodhë kjo. Ne mund të vlerësojmë se po shohim që konflikti vazhdon prej muajsh”, u shpreh Blinken.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco