Babai i kryeministrit britanik merr nënshtetësinë franceze, arsyeja

Babai i kryeministrit britanik merr nënshtetësinë franceze, arsyeja

08:03, 21/05/2022
A+ Aa A-

Babai i kryeminstrit britanik Boris Johson, Stanley, është shprehur se ai është bërë tashmë shtetas francez .

Johson, nëna e të cilit ishte franceze i tha medias belge BFMTV se marrja e kësaj nënshtetësie ishte ‘diçka e çmuar’ dhe e lejoi atë të ‘kërkonte një pjesë të identitetit tim.’

Midis 1979 dhe 1984, Stanley ishte anëtar i Parlamentit Evropian që përfaqësonte Wight dhe Hampshire East.

Downing Street tha se vendimi i tij për të pranuar nënshtetësinë franceze ishte "një çështje personale e babait të kryeministrit".

Stanley Johnson njoftoi se do të kërkonte nënshtetësinë franceze në dhjetor 2020 - një muaj para se Mbretëria e Bashkuar të largohej plotësisht nga BE.

Ministria franceze e Drejtësisë ka konfirmuar se Stanley ka fituar shtetësinë franceze të mërkurën, pasi ka aplikuar më 18 nëntor 2021.

Pas referendumit të Brexit, pati një rritje të qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar që morën shtetësinë e një vendi tjetër të BE-së.

Në vitin 2017, 13,141 shtetas të Mbretërisë së Bashkuar morën shtetësinë e një prej 18 shteteve anëtare - krahasuar me 5,056 në 2016 dhe vetëm 1,826 në 2015.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco