Disa rregulla të cilat duhet t’i keni parasysh kur vizitoni shtete tjera

Disa rregulla të cilat duhet t’i keni parasysh kur vizitoni shtete tjera

15:26, 18/05/2022
A+ Aa A-

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për faktin se gjatë vizitës në një shtet të huaj duhet t’u bindemi traditave të caktuara vendore dhe rregullave të zakonshme që i kanë

Në rast se jeni person që udhëtoni shpesh, apo planifikoni të udhëtoni diku së shpejti, më poshtë i keni disa rregulla të shteteve të ndryshme të cilat asnjëherë nuk duhet t’i thyeni, pavarësisht rrethanave.

Në Gjermani: Mos e përdorni përshëndetjen naziste

Mos ua ngulni sytë njerëzve, mos u bëni shumë i shoqërueshëm.

Në Kili: Mos hani me duar

Sjelljet dhe edukata me të vërtet se kanë rëndësi në këtë shtet, prandaj keni kujdes të mos hani me gishta!

Në Indi: Mos u puthni në publik

Kjo edhe mund t’ju fusë në burg! Nuk lejohet kontakt fizik me njerëz të gjinisë së kundërt në publik.

Në Japoni: Mos lini bakshishe, mos u përqafoni në publik dhe bëni atë që e bëjnë vetëm vendasit

Mund të keni menduar se Japonia njihet vetëm si vend ku koha është e çmueshme për gjithsecilin, por në fakt në Japoni ka më shumë rregulla strikte se ç’mund të mendoni.

Në Meksikë: Mos i merrni gjërat personale dhe provoni gjëra të reja

Meksikanëve u pëlqen të bëjnë shaka. Prandaj asnjëherë nuk duhet t’i merrni gjërat personalisht. Gjithashtu vendasit e vlerësojnë shumë nëse përpiqeni ta mësoni gjuhën e tyre, apo thjesht t’i bindeni traditave të tyre.

Në Kore: Përdorni dy duart kur i dhuroni dikujt para

Kur i dhuroni diçka njerëzve, e veçanërisht para, Koreanët parapëlqejnë ta bëni këtë me dy duart. Thjesht është shenjë respekti.

Në Singapor: Keni kujdes me gjobat

Në Singapor është e ndaluar t’i ushqeni zogjtë, të pështyni dhe të hidhni bërllok në rrugë, ose të hani ushqim në transport publik.

Në Rusi: Mos i dhuroni dikujt për dhuratë lule me numër çift

Rusët dhurojnë lula me numër çift vetëm në shërbime memoriale dhe funerale. Një buqetë e duhur me lule për ndonjë ngjarje të lumtur duhet të përmbajë vetëm numër tek të luleve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco