Netflix anulon serialin e animuar të Meghan Markle, ‘Pearl’

Netflix anulon serialin e animuar të Meghan Markle, ‘Pearl’

13:20, 02/05/2022
A+ Aa A-

Netflix ka anuluar vazhdimin e ‘Pearl’, një serial i animuar i krijuar nga Meghan Markle, një vendim ky për të ulur kostot. Shfaqja, e cila u njoftua vitin e kaluar, është një nga disa projekte që janë hequr nga gjigandi i transmetimit.

Muajin e kaluar, Netflix tregoi për një rënie të ndjeshme të abonentëve dhe paralajmëroi se miliona të tjerë ishin gati duke iu larguar.

Ajo fshiu mbi 50 miliardë dollarë nga vlera e kompanisë në treg, pasi ekspertët paralajmëruan se ajo po përballej me luftën për t'u rikthyer në rrugën e duhur.

“Archewell Productions” - kompania e formuar nga Duka dhe Dukesha e Sussex, njoftoi vitin e kaluar se Meghan do të ishte një producente ekzekutive e ‘Pearl’.

Seriali ishte planifikuar të përqëndrohej në aventurat e një vajze 12-vjeçare, e cila ishte e frymëzuar nga gra me ndikim të historisë.

Megjithatë, Netflix konfirmoi se do të vazhdojë të punojë në një numër projektesh të tjera me “Archewell Productions’,  si një seri dokumentarësh të quajtur “Heart of Invictus”.

Seriali do të fokusohet në atletët që konkurojnë në Lojërat Invictus për veteranët e plagosur, një aktivitet i themeluar nga princ Harry në Hagë në vitin 2022. “Archewell Productions” nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të BBC për koment.

Netflix tha gjithashtu se kishte vendosur të mos vazhdonte me dy seritë e animuara për fëmijë, “Dino Daycare” dhe “Boons and Curses”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco