Deri në 47°C: Vala e të nxehtit në Indi dhe Pakistan po sprovon kufijtë e mbijetesës së njeriut

Deri në 47°C: Vala e të nxehtit në Indi dhe Pakistan po sprovon kufijtë e mbijetesës së njeriut

13:05, 02/05/2022
A+ Aa A-

Delhi -Temperaturat në disa pjesë të Indisë dhe Pakistanit kanë arritur nivele rekord, duke vënë në rrezik jetën e miliona njerëzve pasi efektet e krizës klimatike janë ndjerë në të gjithë subkontinentin.

Temperatura mesatare maksimale për Indinë veriperëndimore dhe qendrore në prill ishte më e larta që nga fillimi i regjistrimeve 122 vjet më parë, duke arritur respektivisht në 35,9 dhe 37,7 gradë Celsius, sipas Departamentit Meteorologjik Indian (IMD).

Muajin e kaluar, Nju Delhi pa shtatë ditë radhazi mbi 40 gradë Celsius,  tri gradë mbi temperaturën mesatare për muajin prill, sipas meteorologëve të CNN. Në disa shtete, vapa mbylli shkollat, dëmtoi të korrat dhe ushtroi presion mbi furnizimet me energji, pasi zyrtarët i paralajmëruan banorët të qëndrojnë brenda dhe të pinë lëngje.

Vala e të nxehtit është ndjerë edhe në Pakistanin fqinj me Indinë, ku qytetet Jacobabad dhe Sibi në provincën juglindore Sindh të vendit regjistruan 47 gradë Celsius  të premten, sipas të dhënave të ndara me CNN nga Departamenti Meteorologjik i Pakistanit.

Kjo ishte temperatura më e lartë e regjistruar në çdo qytet në hemisferën veriore atë ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco