Gjermania pret të jetë e pavarur nga importet e naftës nga Rusia deri në fund të verës

Gjermania pret të jetë e pavarur nga importet e naftës nga Rusia deri në fund të verës

12:02, 02/05/2022
A+ Aa A-

Gjermania ka thënë se po bën përparim në fitimin e pavarësisë nga lëndët djegëse ruse dhe pret të jetë plotësisht e pavarur nga importet e naftës së papërpunuar nga Rusia deri në fund të verës.

Ministri i Ekonomisë dhe Klimës, Robert Habek tha se Gjermania uli pjesën e importeve të energjisë ruse në 12 për qind për naftën, tetë për qind për qymyrin dhe 35 për qind për gazin natyror. 

Gjermania ishte nën presion të fortë nga Ukraina dhe vende të tjera evropiane për të reduktuar importin e energjisë nga Rusia, që sjell miliarda euro në Moskë, për shkak të agresionit rus.

“Të gjithë hapat që po ndërmarrim kërkojnë një përpjekje të madhe të përbashkët të të gjithë aktorëve dhe kjo nënkupton gjithashtu kosto që ndihen si nga ekonomia ashtu edhe nga konsumatorët. “Por ato janë të nevojshme nëse nuk duam më që Rusia të na shantazhojë”, tha Habek, ndërsa Bashkimi Evropian po shqyrton një embargo ndaj naftës ruse pas vendimit për të ndaluar importin e qymyrit rus nga gushti.

Në deklaratë thuhet se Gjermania arriti të kalojë relativisht shpejt në importin e naftës dhe qymyrit nga vendet e tjera, që do të thotë se “në fund të verës ka një fund real të varësisë nga importi i naftës bruto ruse”.

Pavarësia e Gjermanisë nga gazi natyror rus është një sfidë shumë më e madhe. 

Para agresionit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt, Gjermania merrte më shumë se gjysmën e gazit natyror të importuar nga Rusia. 

Kjo përqindje tani ka rënë në 35%, pjesërisht për shkak të rritjes së prokurimeve nga Norvegjia dhe Holanda, njoftoi Ministria e Ekonomisë.

Për të reduktuar më tej importet nga Rusia, Gjermania planifikon të përshpejtojë ndërtimin e një terminali të gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe të hapë disa terminale lundrues LNG këtë ose vitin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco