Princesha Charlotte feston ditëlindjen e saj të shtatë

Princesha Charlotte feston ditëlindjen e saj të shtatë

11:44, 02/05/2022
A+ Aa A-

Princi britanik William dhe bashkëshortja e tij Kate kanë publikuar tre foto të vajzës së tyre Charlotte duke shënuar ditëlindjen e saj të shtatë.

Fotot e Princeshës Charlotte, e cila mbush shtatë vjeç, janë realizuar nga Kate në Norfolk në Anglinë lindore.

Dy tregojnë një anëtar të ri të familjes mbretërore të ulur në një livadh plot me lule, dhe i treti tregon Charlotte duke përqafuar një kafshë shtëpiake, një cocker spaniel të zi.

Charlotte është stërmbesa e Mbretëreshës Elizabeth II dhe e katërta në radhën e fronit britanik pas gjyshit të saj Charles, babait William dhe vëllait të madh George.

Ajo është vajza e vetme e Princit William dhe gruas së tij Kate, dukeshës së Kembrixhit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco