Lufta në Ukrainë/ Inteligjenca britanike bën përditësimin e saj, fokusohet tek trupat ruse

Lufta në Ukrainë/ Inteligjenca britanike bën përditësimin e saj, fokusohet tek trupat ruse

08:26, 02/05/2022
A+ Aa A-

Ministria britanike e mbrojtjes ka publikuar përditësimin ndaj të fundit mbi situatën në terren në Ukrainë dhe këtë herë ata janë fokusuar tek trupat ruse.

Kjo ministri në statusin e saj shkruan se Rusia në fillim të luftës në Ukrainë kishte më shumë se 120 batalione taktike.

Megjithatë më shumë se një e katërta e këtyre grupeve tani janë bërë ‘të paefektshme për luftë’.

’Disa nga njësitë më elitare të Rusisë përfshirë Forcat Ajrore VDV, kanë pësuar nivelet më të larta të dëmtimit. Ndoshta do të duhen vite që Rusia të rindërtojë këto forca’ shkruan kjo ministri në statusin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco