Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Papa Françesku: Unë vuaj dhe qaj për gjendjen e rëndë në Ukrainë

Papa Françesku: Unë vuaj dhe qaj për gjendjen e rëndë në Ukrainë

18:06, 01/05/2022
A+ Aa A-

Papa Françesku e përshkroi të dielën pushtimin rus të Ukrainës si një regresion makabër të njerëzimit, duke thënë se vuajtjet e popullit ukrainas e bëjnë atë të qajë.

Unë vuaj dhe qaj, duke menduar për vuajtjet e popullit ukrainas, dhe në veçanti të më të dobtëve, të moshuarve dhe fëmijëve. Madje ka raporte të tmerrshme për fëmijë të dëbuar.”-tha Papa.

Ai u shpreh se mendimet e tij shkojnë menjëherë në qytetin ukrainas të Mariupol, qyteti i Marisë, i cili është bombarduar dhe shkatërruar në mënyrë barbare.

Papa vazhdoi të bënte thirrje për krijimin e korridoreve të sigurta humanitare për ata që janë bllokuar në fabrikën e çelikut të qytetit të rrethuar, duke pyetur nëse po bëhet gjithçka e mundur për të ndalur sulmet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco