OKB: Evakuimi i civilëve nga fabrika e çelikut në Mariupol është në proces të sigurt

OKB: Evakuimi i civilëve nga fabrika e çelikut në Mariupol është në proces të sigurt

16:21, 01/05/2022
A+ Aa A-

Organizata e Kombeve të Bashkuara është duke kryer një operacion për kalimin e sigurt të civilëve nga uzina e çelikut “Azovstal” në qytetin ukrainas Mariupol.

Lajmi u bë i ditur nga Saviano Abreu, Zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare. Ende nuk mund të jepen detaje në lidhje me operacionin me qëllim për të mos rrezikuar sigurinë e të evakuuarve dhe autokolonës.

Gjithashtu dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq konfirmoi këtë pasdite operacionin e evakuimit duke thënë se ai është i sigurt dhe në koordinim me palët në konflikt.

"Kolona për evakuimin e civilëve filloi më 29 prill, përshkoi rreth 230 kilometra dhe arriti në fabrikën në Mariupol të shtunën në mëngjes, sipas kohës lokale."-tha një Zëdhënës i KNKK.

Më herët, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 46 persona ishin arritur të evakuoheshin nga zonat përreth fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, ndërsa 20 persona u larguan nga uzina në 29 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco