Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

‘Më shumë hapësirë ka mes Macron dhe Putin sesa...’/ Memet ‘pushtojnë’ takimin e presidentëve

‘Më shumë hapësirë ka mes Macron dhe Putin sesa...’/ Memet ‘pushtojnë’ takimin e presidentëve

17:59, 08/02/2022
A+ Aa A-

Presidentit francez, Emmanuel Macron dhe homologut i tij, Vladimir Putin janë takuar të hënën në një takim për të qetësuar përplasjen mes Rusisë dhe Ukrainës, por takimi i tyre është kthyer menjëherë në meme duke ‘pushtuar’ rrjetin.

Ajo që tërhoqi vëmendje ishte tryeza ku ata u ulën për të biseduar, pasi mes tyre kishte një distancë shumë të madhe dhe të dy liderët përdorën kufjet pasi ndihmoheshin në komunikim nga përkthyesit.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë shumë foto dhe video që vënë në dukje distancën e largët mes dy lidëve që janë duke folur për një çështje të një rëndësie të madhe.

Duke ironizuar takimin e dy presidentëve, një qytetar shkruan se ‘ka më shumë hapësirë ​​midis Macron dhe Putin sesa midis trupave ruse dhe ukrainase në kufi’.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco