WhatsApp do të mundësojë bartjen e bisedave nga Android në iOS

WhatsApp do të mundësojë bartjen e bisedave nga Android në iOS

21:39, 24/01/2022
A+ Aa A-

Developerët” në WhatsApp janë afër realizimit të një projekti tejet të rëndësishëm, e kjo është mundësia e bartjes së historisë së bisedave nga pajisja Android në atë iOS.

Planet e WhatsApp u zbuluan falë kodit në versionin Beta, të WhatsApp 22.2.74 në sistemin operativ iOS.

E për t’u realizuar një proces i tillë, të dy pajisjet duhet të kenë të instaluar aplikacionin WhatsApp, e procesi i bartjes së historisë së bisedave do të jetë i mundur përmes kabllos apo lidhjes me Wi-Fi.

Për shkak të punës, aplikacionet e tjera për shkëmbim mesazhesh sinkronizojnë të dhënat e përdoruesit përmes Google Drive, iCloud apo shërbimeve tjera Cloud. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco