Lajmi i fundit

TABELA/ Rritet pjesëmarrja, ja sa demokratë kanë votuar deri në orën 17:00

Pengmarrja në një sinagogë në Teksas, vritet agresori, kërkonte lirimin e ...

Pengmarrja në një sinagogë në Teksas, vritet agresori, kërkonte lirimin e ...

08:58, 16/01/2022
A+ Aa A-

Ka përfunduar pas 10 orësh, me lirimin e të gjithë personave, pengmarrja në sinagogën e Colleyville, të Teksasit.

Forcat speciale të policisë ekzekutuan rrëmbyesin, një person me theks të fortë britanik, i cili që prej fillimit të ngjarjes kishte kërkuar lirimin e Aaifa Siddiqui, neuroshkencëtares pakistaneze e njohur si ‘Zonja Al Kaeda’, e dënuar me 86 vjet burg për terrorizëm.

Kriza në sinagogë u zgjidh falë një operacioni ku u përfshinë mbi 200 agjentë policie. Për burrin, detajet janë ende të pakta, përtej theksit të tij të fortë britanik. Ai hyri në sinagogë ndërsa po zhvillohej ceremonia e së shtunës dhe kërcënoi të pranishmit, gjithsej 4, përfshirë rabinin, duke thënë se ishte armatosur me bomba në çantën e shpinës.

Që në fillim ai bëri thirrje për lirimin e Aafia Siddiqui, e njohur gjithashtu si Lady Al Kaeda. Rrëmbyesi tha se ai ishte vëllai i gruas dhe fillimisht u identifikua nga disa media si Muhammad Siddiqui. Një avokat i Muhamedit dhe familjes Siddiqui e mohoi këtë gjë duke dënuar ashpër gjestin e çmendur.

Policia, forcat speciale SWAT dhe FBI rrethuan zonën për orë të tëra, duke mbajtur kontakte me rrëmbyesin, i cili ndërkohë i kishte kërkuar njërit prej pengjeve të thërriste një rabin të qytetit të Nju Jorkut për të kërkuar të shfrytëzonte lidhjet e tij dhe të favorizonte çlirimin e Siddiqui. Bisedimet mes burrit dhe negociatorëve vazhduan për orë të tëra, më pas u lirua një peng i parë.

Rreth orës 21:30 me orën lokale policia ndërhyri dhe liroi të gjithë pengjet e tjetër në sinagogë. Në një konferencë për shtyp pas aksionit, FBI dhe Policia nuk thanë detaje më të hollësishme, por thjesht konfirmuan se pengjet ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco