Rusia shpall ekstremistë dhe terroristë bashkpunëtorët e Navalnit

Rusia shpall ekstremistë dhe terroristë bashkpunëtorët e Navalnit

12:32, 14/01/2022
A+ Aa A-

Dy bashkëpunëtorët e aktivistit rus Aleksei Navalni, Ivan Zhdanov dhe Leonid Volkov janë futur në listën e ekstremistëve dhe terroristëve në Rusi.

Volkov dhe Zhdanov janë në arrati dhe sipas të dhënave janë jashtë Rusisë.

Vitin e kaluar, Kremlini i shpalli në kërkim ndërkombëtar për mbështetje ndaj organizatës së Navalnyt e cila u shpall ekstremiste. Përmes vendimit të sotëm, urdhërohet ngrirja e llogarive bankare të dy aktivistëve.

Volkov shërbente si koordinator i rrjetit të Navalnyt, ndërsa Zhdanov, si shef i Fondacionit Kundër Korrupsionit të Navalnyt.

Fondacioni i aktivistëve kishte shënjestruar zyrtarë të lartë të qeverisë ruse gjatë dekadës së kaluar duke faktuar akuzat për korrupsion të cilat shpërndaheshin përmes kanalit Navalny Live.

Vitin e kaluar, Gjykata e Moskës e shpalli Fondacionin e Navalnyt dhe grupe të tjera të lidhura me to si ekstremiste, duke penguar njerëzit e lidhur me aktivistin që të kërkonin poste publike.

Navalny është duke vuajtur një dënim me 2 vjet e gjysmë burg për përvetësim parash në vitin 2014.

Kritiku i Kremlinit po përballet edhe me akuza të tjera të cilat sipas hetuesve rusë mund ta dënonin me 10 vjet të tjera burgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco