Tragjike/ 14 vjeçarja vritet gabimish nga Polica në Los Anxhelos

Tragjike/ 14 vjeçarja vritet gabimish nga Polica në Los Anxhelos

08:32, 24/12/2021
A+ Aa A-

Policia e Los Anxhelosit ka qëlluar për vdekje një vajzë 14-vjeçare, e cila ishte brenda dhomës së zhveshjes së një dyqani veshjesh ditën e djeshme, ndërsa qëlluan ndaj një të dyshuari që kishte sulmuar një grua më parë, thanë autoritetet.

Autoritetet gjithashtu shtuan se Policia vrau dhe të dyshuarin mashkull.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 me orën lokale në një dyqan në Burlington - pjesë e një zinxhiri të njohur më parë si Fabrika e Palltove Burlington - në zonën e Hollivudit verior të luginës së San Fernando.

'Policia fillimisht  mori një njoftim se një person po qëllonte me armë' tha kapiteni i policisë së Los Anxhelosit Stacy Spell në një konferencë shtypi. 

Spell gjithashtu tha se oficerët hapën zjarr kur panë të dyshuarin duke sulmuar një person tjetër.

I dyshuari u godit nga plumbat e oficerëve dhe u vra, tha Spell.

Por një nga plumbat kaloi nëpër një mur të dhomës së zhveshjes dhe goditi vajzën 14-vjeçare, sipas ndihmës shefit të LAPD, Dominic Choi. 

'Hetuesit nuk e dinë ende nëse adoleshentja ishte në dhomën e zhveshjes përpara se të fillonte dhuna apo vrapoi atje për t'u fshehur' është shprehur Spell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco