Bangladesh, imazhe nga fatkeqësia që po trondit botën, dhjetra persona digjen në një traget

Bangladesh, imazhe nga fatkeqësia që po trondit botën, dhjetra persona digjen në një traget

07:52, 24/12/2021
A+ Aa A-

Sipas lajmeve të fundit në AFP, të paktën 32 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i një zjarri në një traget në Bangladesh.

Sipas informacioneve të para, incidenti ndodhi në orët e hershme të mëngjesit pranë qytetit jugor rural të Jhakakathi, 250 kilometra në jug të kryeqytetit Dhaka.

Shefi i policisë lokale Moinul Islam tha për AFP: "Ne kemi gjetur 32 trupa. Shumica e tyre vdiqën nga zjarri. Numri i të vdekurve mund të rritet,".

Po sipas Islam zjarri ka filluar nga motorri

‘Disa njerëz u hodhën në ujë për të shpëtuar, por janë mbytur' është shprehur shefi i policisë.

Anija mbante rreth 500 persona dhe dhjetëra të mbijetuar janë transferuar në spitale për shkak të plagëve të marra.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco