Lajmi i fundit

LIVE/ Komision hetimor për sterilizimin dhe 'check up'

Gazetarja fiton çështjen kundër Turqisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut

Gazetarja fiton çështjen kundër Turqisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut

08:34, 15/12/2021
A+ Aa A-

Gazetaren e njohur Nazli Ilicak e mbajtën në paraburgim për një kohë të gjatë pas përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016. Kjo ishte e paligjshme, vendosi Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka dënuar Turqinë për paraburgimin e gjatë të gazetares së njohur kritike të qeverisë, Nazli Ilicak. Gjykata e Strasburgut vlerëson se nuk kishte arsye të besueshme për të dyshuar se Ilicak mbështeste terrorizmin për shkak të veprimtarisë së saj si gazetare.

Për më tepër, Turqia shkeli të drejtat e njeriut të Ilicakut për liri dhe siguri përmes paraburgimit të saj të gjatë para gjyqit. E drejta e saj për lirinë e shprehjes ishte gjithashtu e kufizuar. Turqia tani duhet të paguajë 16 mijë euro dëmshpërblim për këtë grua 77-vjeçare. Megjithatë, vendimi nuk është ende i formës së prerë: të dy palët kanë tre muaj kohë për ta kundërshtuar atë.

Tre vjet paraburgim

Në vitin 2019, Ilicaku u lirua me kushte, pasi u burgos dhe u mbajt në burg pa një gjyq përfundimtar pas tentativës për grusht shteti të vitit 2016. Një vendim tashmë i marrë është rrëzuar dhe kundër saj po përgatitet një proces tjetër. Ajo u akuzua si anëtare e një organizate terroriste, sepse në atë kohë punonte për media të afërta me predikuesin Fethullah Gylen. Shërbimet shtetërore turke dyshojnë se ky i fundit ka qenë nxitës i përpjekjes për të rrëzuar presidentin Rexhep Tajip Erdogan, e cila dështoi natën e 16 korrikut 2016.

Natën e 16 korrikut 2016, mbështetësit e presidentit Rexhep Tajip Erdogan e kthyen fletën.

Gjatë natës, Ilicaku kishte shkruar postime në Twitter në të cilat kishte vënë në dyshim autorësinë e grushtit të shtetit nga lëvizja Gylen. GJEDNJ i shqyrtoi këto postime në Twitter dhe tha se ato nuk e legjitimojnë puçin, as nuk nxisin akte terroriste apo dhunë.

Në nëntor, GJEDNJ e kishte dënuar tashmë Turqinë për ndalimin e paligjshëm të 427 avokatëve në lidhje me tentativën për grusht shteti në vitin 2016 dhe kishte dhënë dëmshpërblim prej 5.000 euro për secilin prej të interesuarve. /DW/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco