Lajmi i fundit

VIDEO/ Meta del nga SPAK: Dum Dumani nuk e shpëton dot Edi Ramën, me aktet e tij kriminale kundër opozitës

OBSH: Pandemia do të pasohet nga probleme më të tmerrshme

OBSH: Pandemia do të pasohet nga probleme më të tmerrshme

08:17, 14/12/2021
A+ Aa A-

''Pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit, njerëzimi do të përballet me sfida më serioze se më parë. Ato do të lidhen me varfërinë, urinë, pabarazinë, sëmundjet dhe ndryshimet klimatike' kështu deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas Gebrejesus "pandemia tregoi se nëse kërcënohet shëndeti, të gjithë janë në rrezik. Në këtë drejtim, nevojitet një “ndryshim themelor” në perceptimet për vlerën e shëndetit. Rritja ekonomike e bazuar në shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve dhe planetit duhet “inkurajuar”.

Kreu i OBSH-së beson se shtetet duhet të përpiqen që të gjithë të kenë akses në shërbimet shëndetësore dhe kjo e drejtë e njeriut është një gur themeli i stabilitetit social, ekonomik dhe politik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco