SHBA dhe aleatët paralajmërojnë talebanët: Ndalini vrasjet dhe zhdukjet e ish-forcave të sigurisë

SHBA dhe aleatët paralajmërojnë talebanët: Ndalini vrasjet dhe zhdukjet e ish-forcave të sigurisë

07:37, 05/12/2021
A+ Aa A-

SHBA dhe një mori shtetesh aleate u kanë bërë thirrje talebanëve që t'i japin fund vrasjeve që kanë në shënjestër ish-anëtarë të forcave afgane të sigurisë. Në një deklaratë të përbashkët, 22 shtete kërkuan që regjimi islamik të respektojë zotimin e tij për të mos dëmtuar ish-qeverinë ose personelin e sigurisë.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga raportimet për vrasje dhe zhdukje të detyruara”, thuhet në deklaratë.

Kjo deklaratë  pason një raport që dënon vrasjet dhe rrëmbimet nga regjimi islamist. I publikuar nga “Human Rights Watch” në fillim të kësaj jave, raporti dokumentoi më shumë se 100 ekzekutime dhe rrëmbime të ish-zyrtarëve të qeverisë afgane që kur talebanët morën kontrollin e vendit gati katër muaj më parë.

Raporti gjithashtu dokumentoi vrasjen e 47 anëtarëve të forcave afgane të sigurisë që u dorëzuan ose u kapën nga talebanët midis 15 gushtit dhe 31 tetorit. Kjo ndodhi pavarësisht nga garancia e regjimit se punonjësit e qeverisë së mëparshme nuk do të dëmtoheshin.

Deklarata e shkurtër e përbashkët u lëshua nga SHBA dhe u nënshkrua nga Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe 19 vende të tjera. Ajo nënvizote shqetësimet e tyre të thella lidhur me të dhënat e raportit dhe u bëri thirrje që të gjitha rastet e vrasjeve pa gjyq dhe zhdukjeve të detyruara të hetohen plotësisht. “Ne do të vazhdojmë t’i mbikqyrim talebanët në veprimet e tyre”, përfundon deklarata.

Ka pasur shumë raste të veprimeve të talebanëve që kundërshtojnë atë që ata kanë premtuar, dhe raportet e mëparshme humanitare kanë zbuluar gjithashtu vrasje me qëllim.

Në gusht, një raport i publikuar nga “Amnesty International” zbuloi se 300 luftëtarë talebanë udhëtuan në një zonë afër fshatit Dahani Qul më 30 gusht, ku ish-ushtarët e qeverisë po qëndronin me familjet e tyre.

Raporti thotë se luftëtarët ekzekutuan nëntë nga ushtarët pasi ata tashmë ishin dorëzuar, dy të tjerë vdiqën në shkëmbim zjarri dhe dy civilë të tjerë u vranë gjithashtu gjatë luftimeve që pasuan, duke përfshirë edhe një vajzë 17-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Labi05/12/2021 10:00

Hani m.tani....asgje nuk ju bëni dot talebanëve... Plehrat e majtë në Sh B.A që kan grabitur pushtetin,po diksreditohen perher e me shum Vetëm kthimi i Trampit është shpresëdhënës

Shto koment

Denonco