Një pensioniste nga SHBA fitoi 50,000 dollarë në llotari për herë të tretë në tre vjet

Një pensioniste nga SHBA fitoi 50,000 dollarë në llotari për herë të tretë në tre vjet

17:31, 29/11/2021
A+ Aa A-

Amvisa në pension (61) nga shteti federal amerikan i Maryland fitoi lotarinë për herë të tretë në tre vitet e fundit.

Ajo bleu dy bileta pesë dollarëshe kohët e fundit. E dyta që ajo 'gërvishti' i solli një çmim të madh prej 50,000 dollarësh.

Është e pabesueshme që gruaja fitoi të njëjtën shumë parash për herë të tretë me një biletë lotarie të blerë në të njëjtin dyqan, thanë zyrtarët e lotarisë së Maryland.

Ajo ishte me fat për herë të parë duke luajtur Bonus Cash në gusht 2018, dhe në tetor të po atij viti fitoi 50,000 të tjera duke luajtur Cash Craze Doubler.

“Isha e shokuar, thjesht nuk mund ta besoja se po më ndodhte përsëri”, u tha ajo zyrtarëve të lotarisë.

Pasi tronditja fillestare u qetësua pak, fituesja me fat telefonoi shoqen e saj më të mirë, me të cilën ndau lajmin.

"Është e rrallë të fitosh një shumë më të madhe parash në llotari, e lëre më tre herë... Njerëzit luajnë çdo ditë dhe nuk marrin asgjë," u tha fituesja punonjësve të lotarisë dhe zbuloi se do t'i përdorë paratë për të rinovuar shtëpinë e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco