Pse Merkel vendosi të kontaktojë 'delen e zezë të BE-së',për krizën e emigracionit dhe të energjisë?

Pse Merkel vendosi të kontaktojë 'delen e zezë të BE-së',për krizën e emigracionit dhe të energjisë?

09:27, 18/11/2021
A+ Aa A-

Kriza e emigracionit në kufirin polako- bjellorusi ka shkaktuar zhvillime politike. 

Një prej tyre është se Alexander Lukashenko dhe Angela Merkel kanë rënë dakord të nisin negociatat në nivel evropian për zgjidhjen e krizës së emigracionit.

Por biseda telefonike e kancelares gjermane me të ashtuquajturin “diktatori i fundit i Europës” ka ngjallur reagime. 

Kjo bisedë është e para që rihap një kanal evropian komunikimi me Alexander Lukashenko që nga gushti 2020.

Duhet të kujtojmë se pas zgjedhjeve të vitit 2020 në Bjellorusi, Bashkimi Evropian jo vetëm filloi në mënyrë progresive të vendosë masa kufizuese kundër Bjellorusisë në përgjigje të dhunës së autoriteteve ndaj demonstratave masive por udhëheqësit evropianë gjithashtu ngrinë çdo komunikim me Lukashenkon, duke vënë në pikëpyetje rezultatin e zgjedhjeve. 

Nuk është rastësi që liderja e opozitës së vendit Svetlana Tikhanovskaya u takua me shumicën e tyre, duke përfshirë edhe vetë kancelaren.

Kërcënimet e presidentit të përjetshëm të vendit për të gjithë BE-në se si mund të mbyllë rubinetin e energjisë në çdo moment e bënë atë edhe më shumë person non grata. 

Megjithatë, Merkel nuk ka frikë nga kostot politike, pasi tashmë është një frymë larg largimit nga politika. 

Duke shijuar këtë liri, ajo mori iniciativën për të kontaktuar “delen e zezë të BE-së”, në përpjekje për të zgjidhur problemet që kanë të bëjnë me emigracionin dhe energjinë.

Në lojën e zbutjes së krizës ka hyrë edhe presidenti francez, i cili ndoshta ishte në kontakt të vazhdueshëm me Merkelin.

 Ai e telefonoi Vladimir Putinin në një përpjekje për të mohuar se Putini po lëvizte fijet e krizës së emigracionit.

Vendimi i Merkelit për të ndërtuar ura lidhet gjithashtu me krizën e afërt energjetike. 

Bjellorusia ka njoftuar mbylljen e përkohshme të seksioneve të gazsjellësit "Miqësia". 

Kjo është një nga autostradat kryesore energjetike të BE-së, që furnizon me naftë ruse shumë nga vendet anëtare të saj. 

Riparimet emergjente vijnë menjëherë pasi Lukashenko kërcënoi se do të ndërpresë furnizimet me naftë dhe gaz në BE. 

Këto zhvillime mund të çojnë në një rritje të mëtejshme të çmimit të "arit të zi" sidomos në një kohë kur çmimi i energjisë elektrike është rritur, dhe çmimi i gazit që vijon trendin rritës nën hijen e njoftimit të autoritetit rregullator kompetent gjerman për pezullimin e procesit të miratimit të Nord Stream 2.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco