Bill Gates tregon se kur do të ulet numri i vdekjeve nga COVID-19

Bill Gates tregon se kur do të ulet numri i vdekjeve nga COVID-19

08:20, 18/11/2021
A+ Aa A-

‘Numri i jetëve të humbura nga Covid-19 dhe shkalla e infeksionit nga koronavirusi mund të bien nën nivelet e gripit sezonal deri në mes të vitit të ardhshëm nëse nuk shfaqen mutacione të reja të rrezikshme ndërkohë’ është shprehur Bill Gates në Forumin e Ekonomisë së Re të Bloomberg në Singapor.

Miliardieri bashkëthemeluesi i Microsoft shtoi se me ndihmën e imunitetit natyror, imunitetin ndaj vaksinave dhe pilulave të ardhshme anti-covid ‘shkalla e vdekshmërisë dhe shkalla e sëmundjeve të reja duhet të ulet mjaft dramatikisht’.

“Vaksinat janë një lajm shumë i mirë dhe kufizimet e furnizimit do të zgjidhen kryesisht nga mesi i vitit të ardhshëm. Në këtë mënyrë do të kufizohemi vetëm nga logjistika dhe kërkesa ” , i tha Gates redaktorit të Bloomberg, John Micklethwait.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco