E pëson keq/ 36 vjeçari që rrëmbeu 6-vjeçaren në Australi përfundon në spital

E pëson keq/ 36 vjeçari që rrëmbeu 6-vjeçaren në Australi përfundon në spital

12:33, 04/11/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen e rëndë në Austali, ku 6-vjeçarja Cleo Smith u gjet pas 18 ditësh, pasi ishte rrëmbyer nga familja e saj.

Sipas të dhënave më të fundit, autori i rrëmbimit Terry Kelly është rrahur keq nga një i paraburgosur tjetër në qeli, pasi ai ka mësuar se kush ishte dhe çfarë kishte bërë.

Kjo ngjarje ne fillim nuk u konfirmua nga policia, por më pas 36-vjeçari Kelly është fotografuar i fashuar në fytyrë ndërsa transportohej me ambulancë drejt spitalit.

I dyshuari qëndroi vetëm pak orë në stacionin policor të Carnavon, për t’u transferuar në një burg tjetër, nënë masa shumë të rrepta sigurie.

Mediat kanë mësuar se Terry Kelly ishte për fqinjët një person i çuditshëm. Ai ishte i fiksuar pas kukullave “Bratz” dhe kishte një llogari në “Instagram”, ku shfaqej me këto lodra, ku i prezantonte si familja e tij imagjinare.

Cleo Smith u zhduk më shumë se dy javë, në Australinë perëndimore, Macleod, ku ajo bashkë me prindërit ndodheshin në kamping.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 16 tetor, ku nëna e Cleo u zgjua në mëngjes dhe vuri re se vajza e saj e madhe ishte zhdukur nga çadra e kampingu së bashku me çantën e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco