Spanja rikthen Google News pas 7 vitesh mungesë

Spanja rikthen Google News pas 7 vitesh mungesë

09:53, 04/11/2021
A+ Aa A-

Programi i lajmeve Google News do të rikthehet në Spanjë pas një ndryshimi në ligjin për të drejtën e autorit që lejon platformat online të negociojnë tarifat drejtpërdrejt me prodhuesit e përmbajtjes, ka njoftuar kompania në pronësi të Alphabet.

Shërbimi u mbyll në vitin 2014 pasi qeveria spanjolle miratoi një ligj që detyronte Google dhe grumbulluesit e tjerë të lajmeve t’u paguanin një tarifë të licencës, organizatave spanjolle të lajmeve për ripërdorimin e historive të tyre.

Por të martën ligji i vitit 2014 u rrëzua pasi Spanja miratoi një direktivë të BE-së që lejon platformat e mediave online të negociojnë tarifat e licencimit drejtpërdrejt me organizatat e lajmeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco