Lajmi i fundit

Apeli lë në fuqi vendimin e sekuestros së 3.1 mln euro pasuri të ish-shefit të operacionales, Oltion Bistri

Pamje dramatike nga Rumania: Pacientët me Covid marrin trajtim në makinat e tyre

Pamje dramatike nga Rumania: Pacientët me Covid marrin trajtim në makinat e tyre

09:37, 04/11/2021
A+ Aa A-

Rumania po goditet pa mëshirë nga Covid-19.

Rastet janë në rritje të vazhdueshme dhe spitalet nën presion të paprecedente që të kujton fillimet e pandemisë COVID-19, ku spitalet ishin të mbushura plot dhe pacientët merrnin mjekim në ambulanca.

Ndërkohë që vendi është në pozitat e fundit përsa i përket mbulimit me vaksinim në Bashkimin e Evropian.

Numri mesatar i vdekjeve në ditë është 500. 

Të dhënat nga Qendrat Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) e vendosin Bullgarinë në fund të listës ku të paktën me një dozë është vaksinuar 23.8% e popullsisë e ndjekur nga Rumania me 36.5%.

Karakteristikë e situatës në vend është imazhi që vjen nga qyteti i Buzau, në veri të Bukureshtit në skajin juglindor të vendit ku spitalet janë mbushur aq shumë sa mjekët kanë arritur në atë pikë, duke mos pasur shtretër të tjerë, të lënë pacientët në makina në parking që të mund të furnizohen me oksigjen.

“Kam kushëririn që nga dita e djeshme, nga ora 01:00 në makinë dhe infermierja na ka shpjeguar se si ta përdorim tubin e oksigjenit, sepse janë shumë të mbushur me njerëz dhe nuk e përballojnë dot. Ka shumë presion, janë dy infermiere për 70 pacientë”, tha një i afërm i pacientit në rrjetin rumun Stirile Pro TV.

Mjekët përshkruajnë një pamje dramatike, duke thënë se shumë nga pacientët me Covid  në parking janë të pavaksinuar dhe mbërrijnë në spital shumë vonë, edhe një javë pas simptomave të para.

Drejtori i spitalit, duke mos folur për zgjedhjen e tij për të pasur pacientë në parking, thotë se ka gjetur një zgjedhje më të mirë të makinave sepse në të kundërt pacientët do të duhej të ishin në çadra në të ftohtë. 

“Edhe në makina private ka pacientë të cilëve duhet t’u çojmë tubat e oksigjenit për të marrë frymë normalisht. Disa njerëz nuk duan të ulen në vende ku kemi oksigjen, duke u ndjerë më rehat apo më mirë mendërisht në makinat personale”, shprehet drejtori i spitalit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco