Presidenca e Biden në rrezik/ Reagon Trump: Fituam nga MAGA

Presidenca e Biden në rrezik/ Reagon Trump: Fituam nga MAGA

20:09, 03/11/2021
A+ Aa A-

Republikanët janë rikthyer!

Kandidati i tyre, Glenn Youngkin ka fituar zgjedhjet për guvernator në shtetin e Virgjinias, duke shkaktuar një tërmet në SHBA.

Sipas Daily Mail, kjo fitore ka tronditur presidencën e Joe Biden dhe vetë Partinë Demokratike.

Komentatorët liberalë kanë reaguar me mosbesim, ndërsa Joe Biden arriti mëngjesin e së mërkurës në Shtëpinë e Bardhë. “Një Joe Biden i shpartalluar u kthye në Shtëpinë e Bardhë pas udhëtimit në Europë. Atje ai gjeti një rrëmujë pas fitores së republikanëve në Virgjinia dhe performancave të zymta të demokratëve kryesorë në mbarë vendin”, shkruan Daily Mail.

Gazeta thekson më tej se votimet shihen si referendum për Joe Biden, i cili ka pësuar një rënie pikiatë sa i përket popullaritetit.

Vitin e shkuar ai kishte fituar shtetin e Virgjinias me 10 pikë diferencë. Por një tjetër shok mund të vijë për demokratët nga Nju Xhersi, ku gara është e ngushtë. Kujtojmë se Biden kishte fituar vjet në këtë shtet me plot 16 pikë diferencë.

Pas kësaj disfate të demokratëve ka reaguar edhe ish-presidenti Donald Trump.

Ai tha se Youngkin nuk do të kishte fituar në Virgjinia nëse ai nuk do ta kishte mbështetur. “Pa MAGA (Ta Bëjmë Amerikën të Madhe Sërish), ai do të kishte 15 pikë më pak,” tha Trump.

“Lëvizja jonë është më e madhe dhe më e fortë se kurrë. Falenderoj bazën që dolën fuqishëm dhe votuan për Glenn Youngkin,” vijoi më tej ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco