Lajmi i fundit

Zvarritet sërish kërkesa e liderit të opozitës, sot mungonin prokurorët

SHBA: Pse Joe Biden shtyn zbulimin e dosjeve sekrete për vrasjen e Kenedit?!

SHBA: Pse Joe Biden shtyn zbulimin e dosjeve sekrete për vrasjen e Kenedit?!

15:24, 23/10/2021
A+ Aa A-

Deklasifikimi i dosjeve të reja sekrete për vrasjen në Dallas të vitit 1963 të ish-presidentit amerikan John F. Kennedy do të shtyhet për një vit, njoftoi dje presidenti Joe Biden.

"Shërbimet kanë propozuar që të shtyhet deklasifikimi i të gjitha informacioneve që përmbajnë dosjet deri 15 dhjetor 2022", thuajse 60 vjet pas atentatit, shkroi Biden në një deklaratë për shtyp.

Në vitin 2017, nën presidencën e Donald Trump, Arkivi Kombëtar i SHBA deklasifikoi një seri dosjesh tre herë.

Shtëpia e Bardhë shpjegoi në njoftimin për shtyp se arkivistët ishin vonuar në ekzaminimin e dosjeve për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kishin nevojë për më shumë kohë.

Kjo shtyrje është e nevojshme "për të shmangur kompromentimin e sigurisë ushtarake, operacionet e inteligjencës, ruajtjen e rendit publik'', tha Biden.

Ai shtoi më tej se këto vlerësime " tejkalojnë interesin e përgjithshëm për një deklasifikim të drejtpërdrejtë".

Komisioni për vrasjen e JFK, i njohur si "Komisioni Warren", i quajtur sipas presidentit të Earl Warren, në atë kohë president i Gjykatës së Lartë të SHBA-së, kishte arritur në përfundimin në vitin 1964 se Lee Harvey Oswald, një ish komando i marinës  kishte vepruar i vetëm në vrasjen e Presidentit Kennedy.

Megjithatë, që nga publikimi i tyre, konkluzionet e këtij raporti kanë shkaktuar polemika, ku puna e komisionit është kritikuar në studimet e mëvonshme. 

Një komitet i Kongresit më vonë doli në përfundimin se JFK "ndoshta ishte vrarë si rezultat i një komploti".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco