'Nivel i ulët politik': Presidentja sllovake kritikon deputetin që komentoi për vajzën e saj

'Nivel i ulët politik': Presidentja sllovake kritikon deputetin që komentoi për vajzën e saj

11:14, 21/10/2021
A+ Aa A-

Një ligjvënës sllovak u përball me reagime të ashpra pasi shpërndau një imazh në Facebook të vajzës së presidentes.

Tomas Taraba - një deputet populist dhe i pavarur - është akuzuar për "sulmimin" e 17-vjeçares Emma Caputova pasi ajo u shfaq në një sfilatë mode.

Presidentja Zuzana Caputová - gruaja e parë që ka mbajtur ndonjëherë këtë post – e ka kritikuar postimin e ligjvënësit në mediat sociale.

"Sulmi ndaj një politikani mbi fëmijët e tij është një nivel i ulët politik," shkroi ajo në Facebook. “Deputeti Taraba nuk do të ishte interesuar kurrë për vajzën time, nëse nuk do të kishte lidhje me postin tim. Ligësia dhe marrëzia njerëzore është ajo me të cilën duhet të përballem në jetë, por lërini fëmijët e mi jashtë saj," shtoi ajo.

Disa politikanë të tjerë sllovakë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Presidenten dhe familjen e saj, duke dënuar postin e Tarabës.

Policia në vend gjithashtu i ka etiketuar vërejtjet e deputetit Taraba si "ngacmim në internet", por deputeti i ka hedhur poshtë kritikat dhe mohon akuzat për bezdisje online.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco