Shteti britanik heq fjalën ‘nënë’ zyrtarisht, me çfarë e zëvendëson

Shteti britanik heq fjalën ‘nënë’ zyrtarisht, me çfarë e zëvendëson

15:42, 20/10/2021
A+ Aa A-

“Nënë”, fjalë e ëmbël dhe më e dashur në botë, në Skoci, nga sot e tutje, do të lexohet më pak, të paktën në dokumentet zyrtare.

Qeveria skoceze, e kryesuar nga Nicola Sturgeon, ka vendosur fshirjen e fjalës “e ëma”, “nënë” etj. nga dokumentet zyrtare, veçanërisht ato për lejen e lindjes.

Vendimi kontrovers vjen nga një plan më i përgjithshëm për të hequr fjalët e cilësuara si sek siste nga gjuha zyrtare.

Fjala mama do të zëvendësohet në rastin konkret me fjali si përshembull: “partner (edhe i të njëjtit seks) ose grua shtatzënë”.

Prej muajsh qeveria skoceze, por edhe institucionet e tjera britanike e të nivelit të lartë, po konsultohen me shoqatën pro LGBT Stonewell mbi pastrimin e gjuhës nga elementët dis kriminues.

Stonewell shpall çdo vit një raport ku vëmendja shkon te Indeksi i Barazisë në Vendin e Punës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco