FOTO/ 'Demoni’ grek e kthen bordellon në Vjenë në ... qendër vaksinimi

FOTO/ 'Demoni’ grek e kthen bordellon në Vjenë në ... qendër vaksinimi

14:22, 17/10/2021
A+ Aa A-

Ajo është bordelloja më e madhe në Austri dhe e dyta më e madhja në Evropë - Burrat që do të shkojnë të vaksinohen gjithashtu do të marrin një kupon dhuratë… me shërbimet e ofruara nga kompania

Çdo forcë në dispozicion po mobilizohet në Austri për të rritur përqindjen e qytetarëve që vaksininohen. Sipas SKAI, një bos grek në Vjenë e ktheu biznesin e tij në një qendër vaksinimi. Ajo është Fun-palast, bordelloja më e madhe në qytet.

"Është bordelloja e dytë më e madhe në Evropë dhe e para në Austri," tha pronari i saj, duke shtuar se biznesi i tij gjithashtu ofron shërbime të kujdesit shëndetësor.

Petros Laskaris, me origjinë greke, po përdor shërbimet e Fun-palast në mënyrë që të mbështesë shtetin austriak për të forcuar programin e vaksinimit në vend.

Çfarë i ofron ai çdo njeriu që do të vaksinohet në bordellon e tij? Një kupon prej 30 eurosh që do të jetë në gjendje ta shpenzojë për shërbimet e tjera të ofruara nga klubi, siç është përdorimi i pishinës, saunës dhe restorantit, kurse seksi duhet të paguhet nga xhepi ...

"Ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për të rritur shkallën e vaksinimit në Austri. 100% e klientëve tanë janë burra dhe meshkujt janë shumë prapa në normën e vaksinimit. Prandaj, mendova se është një ide shumë e mirë për ta kthyer këtë strehën tonë "të përkujdesjes", në një qendër vaksinimi ”, shpjegoi zoti Laskaris.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco