Ministrat e jashtëm myslimanë do t'i bëjnë thirrje talibanëve për të drejtat e grave

Ministrat e jashtëm myslimanë do t'i bëjnë thirrje talibanëve për të drejtat e grave

14:27, 13/10/2021
A+ Aa A-

Ministrat nga kombet me shumicë myslimane do të shkojnë në Kabul për të diskutuar ndalimin që i është bërë vajzave për të vazhduar shkollën e mesme.

Ministrat e jashtëm nga disa vende me shumicë myslimane po planifikojnë të shkojnë në Kabul pjesërisht për të nxitur talebanët të pranojnë se përjashtimi i grave dhe vajzave nga arsimi është një shtrembërim i besimit islam.

Propozimi ka mbështetjen e diplomatëve perëndimorë, të cilët pranojnë se thirrjet e tyre në lidhje me vlerat universale do të kenë më pak peshë tek talebanët sesa kur kërkesa bëhet nga udhëheqësit e shteteve kryesisht islamike.

Talibanët i kanë ndaluar vajzat të shkojnë në shkollë të mesme që kur morën pushtetin në mes të gushtit, duke prodhuar një sërë arsyesh për ta bërë këtë, dhe herë pas here duke thënë se ndalimi është i përkohshëm.

Dy ministrat e jashtëm që ka shumë të ngjarë të shkojnë në Kabul janë Ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologia e tij indoneziane, Retno Marsudi, padyshim diplomatja femër më e lartë myslimane në botë.

“Ne e ndjekim nga afër situatën në Afganistan. Ne po planifikojmë të shkojmë në Kabul me disa ministra të tjerë të jashtëm në periudhën e ardhshme, "tha Çavuşoğlu në një konferencë të përbashkët për shtyp me Marsudi.

Çavuşoğlu tha se e kishte diskutuar planin me Marsudin gjatë takimit të tyre në kohën e asamblesë së përgjithshme të OKB në Nju Jork. Disa ministra të tjerë miq gjithashtu "e pëlqyen idenë", tha Çavuşoğlu, duke shtuar: "Ne do ta planifikojmë këtë në ditët në vijim." Vizita do të ishte gjithashtu një përpjekje për të vendosur kushtet për përmirësimin e mbështetjes humanitare për Afganistanin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco