SHBA/ Burri me veshkë derri vdes dy muaj pas transplantit

SHBA/ Burri me veshkë derri vdes dy muaj pas transplantit

09:35, 13/05/2024
A+ Aa A-

Pacienti i parë që iu nënshtrua një transplanti të veshkës së modifikuar gjenetikisht, ka vdekur dy muaj pas operacionit në SHBA.

Spitali tha se nuk kishte asnjë tregues se vdekja e tij kishte ardhur si rezultat i transplantit.

Richard Slayman, 62 vjeç, i ishte nënshtruar implantit të veshkës së derrit në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts. Kirurgët besonin se organi do të zgjaste të paktën dy vjet. Por ditën e djeshme familja e tij dhe spitali konfirmuan vdekjen e Slayman.

Deri para disa viteve, ksenotransplantimi, pra transplantimi i organeve të kafshëve te njerëzit, ishte i paimagjinueshëm. Por, falë risive shkencore dhe modifikimeve gjenetike të organit të kryera në laborator, operacioni është bërë një realitet që po konsolidohet në fushën mjekësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco