Momente të nxehta në Siri, rrëzohet një dron rus

Momente të nxehta në Siri, rrëzohet një dron rus

13:18, 13/10/2021
A+ Aa A-

Momente të nxehta dhe tensioni janë regjistruar në Siri së fundmi.

Droni i dërguar nga baza e Rusisë në afëri të fshatit Sey Isa në Tel Rifat është rrëzuar.

Në zonën ku droni u rrëzua operon organizata YPG/PKK (YPG është një degë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK)), të cilën Turqia e ka cilësuar si organizatë terroriste.

Pas fjalëve të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan: "Nuk kemi më durim, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm sa më shpejt të jetë e mundur" ngjarjet kanë marrë vrull.

Forcat e Armatosura turke janë në gatishmëri dhe janë duke mbajtur sytë nga rajoni teksa presin udhëzime. 

Po sipas mediave turke kjo organizatë ka gërmuar tunele në këtë fshat duke vendosur blloqe betoni brenda këtyre tuneleve.

Ata kanë rrethuar rajonin dhe kanë larguar të gjithë civilët nga shtëpitë e tyre.

 Terroristët, të cilët gjithashtu kanë ndërtuar kulla vrojtimi mbi beton, kishin monitoruar aktivitetin e dronit të dërguar në rajon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco