Letonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme 3-mujore pas rritjes të rasteve me COVID

Letonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme 3-mujore pas rritjes të rasteve me COVID

11:25, 13/10/2021
A+ Aa A-

Letonia ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme tre mujore pas një rritjeje rekord të infeksioneve të COVID-19.

Sipas rregullave të reja, maskat janë të detyrueshme në të gjitha ndërtesat publike dhe të gjithë punonjësit publikë duhet të vaksinohen deri më 15 nëntor.

Letonezët që nuk janë të vaksinuar nuk do të lejohen të hyjnë në supermarkete nga e hëna.

Vetëm dyqanet bazë do të jenë të hapura gjatë fundjavave, ndërsa të gjithë qytetarët janë inkurajuar të punojnë nga shtëpia aty ku është e mundur.

Numri i rasteve të përditshme të koronavirusit në Letoni është rritur mbi 1.000 në ditë, një shkallë më e lartë e infeksionit sesa në fillim të këtij viti. Spitalet letoneze tashmë janë të mbipopulluara me pacientë Covid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco