Sindromi Havana u raportua edhe nga stafi i ambasadës amerikane në Kolumbi

Sindromi Havana u raportua edhe nga stafi i ambasadës amerikane në Kolumbi

10:49, 13/10/2021
A+ Aa A-

Zyrtarët amerikanë po hetojnë rastet e mundshme të sindromit Havana në Kolumbi, disa ditë para vizitës së Sekretarit të Shtetit, thonë mediet amerikane.

Sipas BBC, stafi i ambasadës amerikane në Bogota mund të jetë prekur nga sëmundja misterioze, që shkakton tinguj të dhimbshëm në vesh, lodhje dhe marramendje.

Për herë të parë u identifikua në Kubë në vitin 2016, dhe që atëherë diplomatët amerikanë rreth botës kanë raportuar raste të sëmundjes.

Origjina e kësaj sëmundjeje ende nuk dihet, por disa spekulojnë që është një lloj arme biologjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco