Brexit: BE do të bëjë më pak kontrolle kufitare në Irlandën e Veriut për mallrat britanike

Brexit: BE do të bëjë më pak kontrolle kufitare në Irlandën e Veriut për mallrat britanike

10:37, 13/10/2021
A+ Aa A-

BE -ja do ta paraqesë propozime më vonë për të zgjidhur mosmarrëveshjen në lidhje me tregtinë në Irlandën e Veriut.

Mbretëria e Bashkuar dëshiron të ndryshojë marrëveshjen e arritur si pjesë e procesit të Brexit për të lejuar që mallrat të qarkullojnë më lirshëm midis Britanisë së Madhe dhe Irlandës se Veriut. Sipas saj, rregullat aktuale imponojnë shumë barriera në shitjen e mishit dhe të produkteve të tjera.

Propozimet e BE-së, pritet të përfshijnë kontrolle të reduktuara në mallra dhe ilaçe.

Në fillim të vitit, një marrëveshje e re pas Brexit - e njohur si Protokolli i Irlandës së Veriut - u prezantua për të ndihmuar në parandalimin e kontrolleve përgjatë kufirit midis Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës. Ajo përfshinte mbajtjen e Irlandës Veriore në tregun e vetëm të BE-së për mallrat, por kjo, nga ana tjetër, krijonte një kufi të ri tregtar me Britaninë e Madhe.

Të dyja palët duket se bien dakord - edhe pse në shkallë të ndryshme - se protokolli po paraqet disa vështirësi për njerëzit dhe bizneset në Irlandën Veriore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco