E pyesin për numrin e të vdekurve nga COVID-19, Bolsonaro përgjigjet ashpër

E pyesin për numrin e të vdekurve nga COVID-19, Bolsonaro përgjigjet ashpër

14:29, 12/10/2021
A+ Aa A-

Presidentit i ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro siç duket  dhe nga përgjigja nuk dëshiron më të pyetet në lidhje me numrin e të vdekurve në Brazil për shkak të covid-19.

 Bolsonaro-një skeptik për COVID-19 i cili ka minimizuar ashpërsinë e virusit u pyet nga një gazetar në lidhje numrin e vdekjeve nga koronavirusi teksa ndodhej në plazhin në Guaruja.

“Në cilin vend njerëzit nuk vdiqën? Më trego!" u përgjigj ai duke shtuar:

"Shikoni, unë nuk kam ardhur këtu për t'u mërzitur."

Ministria e Shëndetësisë e vendit njoftoi të premten e kaluar se Brazili ka tejkaluar 600.000 vdekje nga koronavirusi, duke nxitur më shumë zemërimin publik kundër trajtimit të pandemisë nga Bolsonaro.

Për muaj, Presidenti brazilian ka refuzuar thirrjet për të vendosur kufizime të tilla si bllokime për të frenuar përhapjen e virusit, ndërsa zyrtarët e shëndetit publik kanë kritikuar qeverinë e tij për dështimin në sigurimin e shpejtë të vaksinave COVID-19.

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për të kërkuar fajësimin e Bolsonaros mbi pandeminë si dhe akuzat për korrupsion , por ai ka mbetur sfidues dhe vazhdon të refuzojë masat e shëndetit publik.

Të dielën, Bolsonaro pohoi se protokollet COVID-19 në ndeshjet e futbollit e kishin penguar atë të ndiqte një ndeshje të kampionatit Brazilian në qytetin e Santos.

"Pse për një pasaportë vaksine? Doja të shikoja Santos dhe ata më thanë se duhej të vaksinohesha. Pse duhet të jetë kështu? ” u tha gazetarëve Bolsonaro.

Ndërkohë, një komitet i Senatit brazilian ka filluar një hetim që në muajin prill  mbi politikat e pandemisë së Bolsonaros dhe pritet të publikojë një raport përfundimtar në javët e ardhshme.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco