Studimi francez tek 22 milionë njerëz zbulon se vaksinat ulin 90%, pasojat e rënda të Covid

Studimi francez tek 22 milionë njerëz zbulon se vaksinat ulin 90%, pasojat e rënda të Covid

12:41, 12/10/2021
A+ Aa A-

Vaksinimi zvogëlon rrezikun e vdekjes ose shtrimit në spital me Covid-19 me 90%, ka gjetur një studim francez i 22.6 milion njerëzve mbi moshën 50 vjeç.

Hulumtimi i botuar të hënën gjithashtu zbuloi se vaksinat duket se mbrojnë kundër efekteve më të këqija të llojit më të përhapur të virusit, variantit Delta.

"Kjo do të thotë që ata që janë të vaksinuar janë nëntë herë më pak të rrezikuar të shtrohen në spital ose të vdesin nga Covid-19 sesa ata që nuk janë vaksinuar," tha epidemiologu Mahmoud Zureik, i cili mbikëqyri hulumtimin, për Agence France-Presse.

Studimi-më i madhi i këtij lloji deri më tani-është kryer nga Epi-Phare, një grup shkencor i krijuar nga sistemi shëndetësor i Francës, fondi i tij kombëtar i sigurimeve shëndetësore, l’Assurance Maladie (CNAM), dhe agjencia e ilaçeve ANSM e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco