VIDEO/ Tok–Tok–Tok! Kush është te dera? - Çmimi Nobel për ekonominë

VIDEO/ Tok–Tok–Tok! Kush është te dera? - Çmimi Nobel për ekonominë

11:55, 12/10/2021
A+ Aa A-

Paul Milgrom nuk ishte zgjuar në mes të natës kur u dhanë lajmet, kështu që shoku i tij që fitoi me të, Bob Wilson, duhej të shkonte dhe ta zgjonte.

Kur Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi të hënën se ekonomistët amerikanë Paul Milgrom dhe Bob Wilson kishin fituar çmimin Nobel për ekonomi, të dy burrat ishin në gjumë të thellë në shtretërit e tyre në Stanford, California.

Përfundimisht, komiteti arriti të gjejë Wilson për t'ia dhënë atij lajmin.

Mirëpo tjetri, Milgrom ishte në gjumë dhe askush nuk po mund ta kontaktonte. Pra, i takonte Wilsonit - i cili rastisi të ishte fqinj i Milgromit – që të shkonte në shtëpinë e ish-studentit të tij me pizhama për t’i dhënë lajmin e lumtur se kishte fituar çmimin me vlerë 1 milion dollarë amerikanë!

Pamjet nga kamera e sigurisë e Milgrom tregojnë momentin kur Wilson shkoi natën për t’i bërë të ditur lajmin. Wilson dhe gruaja e tij, Mary, ecin drejt derës dhe Mary shtrëngon telefonin e saj.

"Paul", thotë Wilson, duke i folur në citofon dhe duke trokitur disa herë.

E më në fund, Milgrom përgjigjet me habi: "Përshëndetje?".

"Paul, jam Bob Wilson. Ti ke fituar çmimin Nobel," i thotë ai, në ekonomi. "Aa po përpiqen të të lajmërojnë. Po nuk po munden.Më duket se nuk e kishin numrin tënd”

Mary kërcen: "Ne u dhamë atyre numrin tënd të celularit."

"Eh, e mora? Ou," - thotë Milgrom. - "OK".

"A do t'i përgjigjesh në telefon?" i thotë Mary dhe qesh.

Disa minuta më herët, sipas Universitetit të Stanfordit, edhe Wilson “nuk ishte në dijeni të lajmeve”. Kur telefoni i shtëpisë së tij ra në orët e para të mëngjesit, ai e hoqi ga priza. Kështu që komiteti Nobel telefonoi Mary në vend të tij.

Më vonë Milgrom shpjegoi se si erdhën gjarët.

“Unë po flija dhe zilja e derës ra në orën dy të mëngjesit. Dhe kapa telefonin - është një zile dere me video. Shoh aty fytyrën e Bobit që po trokiste në derë duke më thënë se ata po përpiqeshin të më telefononin dhe se kishim fituar një çmim Nobel, që është një lajm goxha i mirë, " tregoi ai për Reuters.

Akademikët e Stanford -it e fituan Nobelin për ekonomi për punën e tyre në teorinë e ankandit dhe përmirësimin e formateve të ankandit.

Milgrom ishte student i diplomuar nga Wilson në vitet 1970 dhe që të dy kanë punuar së bashku që nga ajo kohë.

Stanford e shpjegoi hulumtimin si theksim të "pjesës më të madhe të ekonomisë së sotme – që nga mënyra sesi Google shet reklama, deri në mënyrën se si kompanitë e telekomit përfitojnë valë ajrore nga qeveria".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco