Zelandën e Re: Vaksina, e detyrueshme për punonjësit e shëndetit dhe mësuesit

Zelandën e Re: Vaksina, e detyrueshme për punonjësit e shëndetit dhe mësuesit

11:39, 11/10/2021
A+ Aa A-

Shumica e punonjësve shëndetësorë dhe mësuesve në Zelandën e Re së shpejti do të duhet të vaksinohen kundër koronavirusit sipas ligjit, njoftuan autoritetet atje.

Sipas rregulloreve të reja, mjekët, farmacistët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të kujdesit shëndetësor do të duhet të vaksinohen plotësisht deri në dhjetor.

Edukatorët do të duhet të vaksinohen plotësisht deri në janar.

Chris Hipkins, ministri për përgjigjen ndaj epidemisë së koronavirusit, tha se asgjë nuk mund t'i lihet rastësisë, veçanërisht sepse ato kategori të punonjësve merren me fëmijë të sëmurë ose të vegjël që ende nuk janë miratuar për vaksinim.

Vendimi për vaksinimin e detyrueshëm u shpall në një kohë kur autoritetet e Zelandës së Re në qytetin më të madh të Auckland po luftojnë kundër pikës së nxehtë të një varianti shumë ngjitës të koronavirusit delta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco