Studimi:  Efektet anësore që ndodhin pas dozës së tretë të vaksinës Phizer

Studimi: Efektet anësore që ndodhin pas dozës së tretë të vaksinës Phizer

21:32, 01/10/2021
A+ Aa A-

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë publikuar rezultatet e një studimi që hetoi efektet anësore pas dozës së tretë të vaksinës.

Studimi përfshiu 306 njerëz që morën dozën e tretë të vaksinës së Covid-19 nga kompania Pfizer, efektet anësore pas dozës së tretë ishin shumë të ngjashme me ato pas marrjes së të dytës.

Efektet anësore më të zakonshme në mesin e atyre të vaksinuar ishin lodhja - 56 përqind, dhimbja e kokës - 43 përqind dhe dhimbja e duarve në vendin e injektimit - 71 përqind.

Këto simptoma zakonisht zgjasin një ose dy ditë. Efektet anësore shtesë të zakonshme ishin lodhja në muskujt ose nyjet, si dhe ethet, sipas CDC .

Nyjet limfatike të fryra nën sqetull ishin më shpesh të pranishme pas së tretës sesa pas serisë së parë të dy dozave.

Efektet e tjera anësore përfshijnë dhimbje, skuqje dhe ënjtje në vendin e pickimit dhe dhimbje në muskujt ose nyjet, shtoi Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco