Protesta të mëdha pro abortit në Amerikën Latine

Protesta të mëdha pro abortit në Amerikën Latine

14:47, 01/10/2021
A+ Aa A-

Mijëra gra iu bashkuan protestave në gjithë Amerikën Latine për të kërkuar të drejtën e abortit në vendet e tyre.

Marshimet e mbajtura në Venezuelë, Meksikë, Peru, Kili dhe Kolumbi kërkuan abort të ligjshëm, të sigurt dhe falas.

Në protestën e Venezuelës morën pjesë dhe organizata nga shtetet fqinje.

Dhjetëra u mblodhën jashtë Pallatit të Drejtësisë në Peru, duke kërkuar nga gjyqtarët që të ndryshojnë ligjet në fuqi, të cilat mund të vendosin burg për gratë që praktikojnë një abort.

Ndërkohë në kryeqytetin e Meksisës protestuesit patën dhe përplasje me policinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco