VIDEO/ ‘Financat e Joe Biden dhe djalit të tij janë paligjshëm, të ndërthurura’

VIDEO/ ‘Financat e Joe Biden dhe djalit të tij janë paligjshëm, të ndërthurura’

16:01, 25/09/2021
A+ Aa A-

Drejtori i Institutit Qeveritar të Kontabilitetit dhe autor i podkastit The Drill Down, Peter Schweizer, gjatë programit të së mërkurës në Fox News Channel ‘The Ingraham Angle’ tha se financat e Presidentit Joe Biden dhe të djalit të tij Hunter janë ‘të ndërthurura’, çka nuk është e ligjshme.

Ingraham tha: ‘Një nga skandalet që media i merr me të qeshur është shitja e fshehtë e veprave të artit pa vlera të Hunter Biden. Ne e dimë që në një moment në javët e ardhshme qindra mijëra dollarë, siç ka shkruar The Atlantic, do të kalojnë te djali i presidentit dhe askush prej nesh nuk do të dijë ndonjë gjë se kush i dërgoi paratë apo ku e kanë burimin’.

Peter, sa gjasa ka që blerës të huaj të përfitojnë nga kjo mundësi për të rrasur pará në xhepat e Hunterit apo të anëtarëve të tjerë të familjes, sidomos Presidentit’, pyeti ajo.

‘Mendoj se ka shumë gjasa dhe nëse shqyrton emailet e Hunter Biden, siç kam bërë unë me ekipin tim për pothuajse një vit, ajo që zbulon menjëherë është që financat e Hunter Biden dhe Joe Biden janë të ndërthurura’, u përgjigj Schweizer.

‘Nuk janë të ndara. Ka raste të shumtë kur Hunter Biden paguan faturat e të atit. Kjo nuk është e paligjshme. Politikanë marrin herë pas here dhurata nga anëtarë të familjes, por nuk mund të mbështesësh financiarisht stilin e jetesës së një politikani. Kjo është ajo që po bën Hunter Biden’.

‘Kur Hunter Biden bën marrëveshje jashtë, qoftë kur i bën në Pekin ku merr çeqe me vlerë 5 milion dollarë dhe nuk ka asnjë evidencë nëse ka bërë vërtet diçka, qoftë kur bën ndonjë pikturë dhe e nxjerr në shitje, në fund të ditës mënyra me të cilën funksionojnë punët në familjen Biden është që financat janë të ndërthurura’, shtoi Schweizer.

‘Në një mënyrë apo në një tjetër Joe Biden do të përfitojë nga kjo që bëjnë. Le të jemi të qartë, miku i Hunter Biden, ai pronari i galerisë që do të shesë veprat e tij, në të kaluarën ka folur për dëshirën e tij për plane ambicioze për të kërkuar e gjetur blerës në Kinë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco