Ulje e rasteve me Covid-19, Japonia shqyrton heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Ulje e rasteve me Covid-19, Japonia shqyrton heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

13:36, 23/09/2021
A+ Aa A-

Në fund të muajit shtator në Japoni do të hiqet gjendja e jashtëzakonshme e aplikuar në 19 provinca kundër koronavirusit të ri.

Anëtari i kabinetit përgjegjës për masat ndaj COVID-19, Yasutoshi Nishimura, në konferencën për media tha se kishte një “përmirësim” në lidhje me gjendjen e rasteve.

“Në gjithë vendin (numri i rasteve) është duke shënuar rënie dhe është përmirësuar gjendja edhe në Tokio”, tha Nishimura.

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, e cila bazohet në burimet qeveritare, thuhet se gjendja e jashtëzakonshme në vend do të hiqet pas rënies së numrit të rasteve me COVID-19.

Në fillim të javës së ardhshme, kryeministri Yoshihide Suga do të diskutojë për situatën e fundit të pandemisë me ministrin e Shëndetësisë, Tamura Norihisa dhe anëtarin e kabinetit Nishimura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco