Lufta e vaksinave anti-covid/ Mjeku nga Teksasi mori vendimin që i përmbysi gjithë jetën e tij

Lufta e vaksinave anti-covid/ Mjeku nga Teksasi mori vendimin që i përmbysi gjithë jetën e tij

13:00, 23/09/2021
A+ Aa A-

Kishin kaluar pak ditë nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në SHBA.

Në ato ditë COVID-19 po përhapej me shpejtësi në SHBA, miliona amerikan që ishin në panik po përpiqeshin të gjenin një dozë vaksine.

Një nga mjekët që duhej të merreshin me vaksinimet ishte dhe doktor Hasan Gokal.

Gokal ishte një këshilltar mjekësor për Shëndetin Publik të Qarkut Harris (HCPH) dhe ishte i përfshirë në shpërndarjen e parë të qarkut të vaksinës më 29 Dhjetor 2020.

Vendi i ku Gokal po krynte vaksinimin ishte duke u mbyllur atë ditë dhe atij i kishin mbetur 10 doza të vaksinës COVID-19 në një shishkë tashmë të hapur, të cilën duhej ta konsumonte brenda 6 orëve.

Gokal së pari pyeti njerëzit në vend nëse ata donin të vaksinoheshin, sipas padisë,që ai tashmë ka ngritur por shumica e kishin marrë tashmë vaksinën.

Gokal më pas thirri një epror në HCPH dhe i informoi ata se do të gjente njerëz për t'i dhënë vaksinën dhe eprori afirmoi vendimin e tij, thuhet në padi.

Mjeku më pas kontaktoi sa më shumë njerëz që të mundte për të gjetur marrës të përshtatshëm për dozat e mbetura.

I vetëdijshëm për këtë fakt, Gokal mori një vendim dhe thirri disa njerëz në grupet prioritare për vaksinim dhe u kërkoi atyre të vinin menjëherë në shtëpinë e tij në Hjuston.

 Ai i njihte disa nga të pranishmit nga larg, por disa ishin krejtësisht të panjohur. 

Ndër ata që ai vaksinoi ishin një grua në shtrat në të 90 -tat, një grua në të 80 -at e saj me demencë dhe një nënë fëmija e së cilës ishte vazhdimisht në një ventilator.

Pas mesnatës, vetëm një dozë vaksine mbeti në fund të shishkës.

 Brenda pak minutash, vaksina do të ishte e papërdorshme. 

Gokal administroi dozën e fundit për gruan e tij, e cila vuante nga gulçimi për shkak të një sarkoidoze pulmonare.

Ai besonte se po bënte pjesën e tij si mjek, por ajo që ndodhi më pas ishte tronditja e jetës së Gokal. 

Një aktakuzë u përgatit kundër Gokal, i cili u pushua nga shërbimi i tij publik, me akuzën e shkeljes së protokollit të vaksinimit të përgatitur nga institucionet zyrtare dhe vjedhjen e 10 dozave të vaksinës me vlerë 135 dollarë .

Gokal, emri dhe fotografia e të cilit papritmas u bënë subjekt i mediave, tha në një intervistë për Nee York Times në shkurt:

"Bota ime u shkatërrua. Imagjinoni që gjithçka përreth jush t'ju bjerè sipër. Zoti im, ishte pika më e ulët e jeta ime."

Gokal, 48 vjeç, i cili emigroi në SHBA nga Pakistani kur ishte fëmijë, mori arsimin e tij mjekësor po në SHBA.

 Ai punoi në spitale të ndryshme, së pari në Nju Jork dhe më pas në Teksas.

 Specialiteti i tij ishte mjekësia e urgjencës.

Gokal, i cili ndërtoi shtëpitë që u shkatërruan pas Uraganit Harvey në 2017 dhe siguroi shërbime vullnetare shëndetësore për viktimat e katastrofës, ka punuar në dy spitale të ndryshme në Teksas vitet e fundit.

Gokal, i cili madje rrezikoi të jetonte në një hotel për 1 muaj në mënyrë që të mos rrezikonte shëndetin e gruas së tij, e cila ka sëmundje të mushkërive, kur filloi pandemia në fillim të vitit 2020, tregoi për ato ditë me fjalët :

"Isha i tmerruar se do ta çoja Covid-19 në shtëpi tek gruaja ime ".

Shumë emra indian në listë

Të nesërmen, ai dorëzoi dokumentet që tregonin se kishte vaksinuar 10 persona. 

Ai i shpjegoi arsyet e vendimit të tij menaxherit dhe kolegëve të tij.

 Disa ditë më vonë, menaxheri dhe drejtori i burimeve njerëzore kërkoi të takohej me të. 

"A keni administruar 10 doza vaksine më 29 dhjetor, jashtë aktivitetit?" e pyeten ata. 

Ai tha "po" dhe shpjegoi edhe një herë se qëllimi i tij nuk ishte humbja e vaksinave, por më kot, ai u pushua nga puna para se të mbaronte takimin.

Menaxherët me të cilët bisedoi thanë se ai duhet t'i hedhë dozat e mbetura ose t'i sillte përsëri në spital. 

Një menaxher vuri në dukje mungesën e "barazisë" midis të vaksinuarve.

 Shpjegimi për këtë ishte: Ka shumë emra indianë në listë.

"Është shumë e qartë se nëse do të kishte vaksinuar njerëzit me emrin Anderson, Smith dhe Jones ai do të quhej hero dhe nuk do të ishte pushuar nga puna, akuzuar, fyerur dhe sjellë para një jurie të madhe që fatmirësisht nuk pranoi ta padisë", tha avokati i Gokal, Joe Ahmad në deklaratën e tij.

Tani Gokal po bëhet gati t'i kërkojë qeverisë lokale të Qarkut Harris të japë llogari për ditët e tij të këqija. 

Gokal ka ngritur një padi kompensimi prej 1 milion dollarë kundër Harris County me pretendimin se ishte diskriminuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco