Ndotja e ajrit, OBSH: Më keq nga sa menduam

Ndotja e ajrit, OBSH: Më keq nga sa menduam

12:19, 23/09/2021
A+ Aa A-

Ndotja e ajrit është edhe më e rrezikshme nga sa mendohej më parë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Rreth shtatë milionë njerëz po vdesin para kohe çdo vit nga sëmundjet që lidhen me ndotjen e ajrit, tha OBSH.

Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme vuajnë më shumë, për shkak të mbështetjes së tyre në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik.

OBSH e vendos ndotjen e ajrit në të njëjtin nivel me pirjen e duhanit dhe ushqimin e pashëndetshëm.

Ajo po u kërkon 194 shteteve anëtare të saj që të ulin emetimet dhe të ndërmarrin veprime mbi ndryshimet klimatike, përpara samitit të COP26 në nëntor.

Udhëzimet e reja, të publikuara të mërkurën, përgjysmojnë maksimumin e rekomanduar për ekspozimin ndaj grimcave të vogla të quajtura PM2.5.

Ato prodhohen nga djegia e karburanteve në prodhimin e energjisë, ngrohjen shtëpiake dhe motorët e automjeteve.

"Pothuajse 80% e vdekjeve të lidhura me PM2.5 mund të shmangen në botë nëse nivelet aktuale të ndotjes së ajrit zvogëlohen në ato të propozuara në udhëzimin e përditësuar," tha OBSH.

Gjithashtu është zvogëluar kufiri i rekomanduar dhe për një klasë tjetër të mikro -grimcave, të njohur si PM10, me 25%.

Ndotës të tjerë në udhëzime përfshijnë edhe ozonin, dioksidin e azotit, dioksidin e squfurit dhe monoksidin e karbonit.

Ndotja e ajrit është e lidhur me sëmundje të tilla si të zemrës dhe goditjet në tru. Tek fëmijët, mund të zvogëlojë rritjen e mushkërive dhe të shkaktojë astmë të rënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco