Cilat janë tre profesionet më të rrezikuara për zhdukje në 10 vitet e ardhshme?

Cilat janë tre profesionet më të rrezikuara për zhdukje në 10 vitet e ardhshme?

18:06, 22/09/2021
A+ Aa A-

Rritja e vendeve të punës do të ngadalësohet gjatë 10 viteve të ardhshme mes një rënie të mprehtë të fuqisë punëtore aktive të vendit dhe një popullsie në plakje, sipas analizave të reja nga Byroja e Statistikave të Punës në SHBA.

Pasi pandemia e koronavirusit i mbajti njerëzit jashtë dyqaneve dhe i shtyu ata të blinin në internet, tregtia me pakicë parashikohet të humbasë më shumë se 500,000 vende pune deri në vitin 2030.

Profesionet që do të përjetojnë rënien më të madhe gjatë dhjetë viteve të ardhshme bien në tre kategori: Zyra dhe mbështetja administrative, shitëset dhe shitja me pakicë, dhe prodhimi.

Punë të tjera në rënie të shpejtë po zhduken pasi më shumë kompani përqafojnë automatizimin dhe miratojnë teknologji për rritjen e produktivitetit, siç janë robotika dhe softuerët me bazë cloud.

Zhvillimi i teknologjisë ndër vite ka sjellë që puna e krahut apo dhe punë të tjera të zëvendësohen me makineritë.

E njëjta gjë do të ndodh dhe me zyra dhe mbështetjen administrative, shitëset dhe shitjes me pakicë, si dhe prodhimit dekadën e ardhshme në SHBA.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco